MENU
klinika

Administrata thyen rregullat anticovid

Rikthehen rastet e infektimeve në Kadastrën e Durrësit

20.10.2020 - 11:09

Rikthehen rastet e infektimeve me koronavirus në zyrat e Kadastrës shtetërore në Durrës. Është konfirmuar pozitiv një nga drejtuesit e zyrës së Legalizimeve.

Ndërsa ka dyshime dhe për pesë shefat e sektorëve, të cilëve u është marrë tamponi dhe priten përgjigjet për ta.

Administrata nuk i ka respektuar masat e anticovid, duke mos e vendosur maskën, e cila tashmë është bërë e detyrueshme me ligj në çdo ambient, përveç shtëpisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për "Shpërdorim detyre"

Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës Durrës