MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa alkool është i lejueshëm në muajt e shtatzanisë?

22.10.2020 - 09:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa alkool është i lejueshëm në muajt e shtatzanisë?

Mjeku: Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurtë të konsumohet gjatë kësaj periudhe. Është e vështirë të shquash se sa alkool quhet ‘pak’, prandaj zgjedhja më e mirë është limitimi absolut i tij. Kur nëna pi alkool, të njejtën gjë bën edhe bebeja e saj. Unë besoj fort se “një gotë verë tani dhe një pastaj” është vërtetë e rrezikshme, përsa kohë nuk ka asnjë burim që të sigurojë një sasi të lejueshme. Sa më shumë alkool ju konsumoni, aq më shumë rritet vuajtja e bebit tuaj.

Është vërtetë patetike kur dëgjon disa gra të deklarojnë “se kanë pirë shpesh alkool për t’u qetësuar dhe fëmijët i kanë shëndoshë e mirë”; Vlen të theksohet se asnjë trup nuk e metabolizon, absorbon dhe përthith njësoj alkoolin, prandaj zgjedhja më e mirë është të mos rrezikosh. Në fund të fundit, a ia vlen? Duhanpirja, shëndeti jo i plotë i nënës, kequshqyerja, ambientet me tym duhani, rrisin më shumë shanset e Sindromës alkoolike fetale. Nëse kërkon të mbetesh shtatzënë apo je në dijeni për jetën e dytë që po rritet brenda teje, thuaji ‘Jo’ pijeve alkoolike. Është njësoj si të abuzosh ndaj fëmijës tënd, por gjatë githë jetës!

Lajmi i mirë është se sa më i hershëm të jetë diagnostikimi, aq më e vogël është mundësia e dëmtimit. Ndonëse Sindroma alkolike nuk mund të hetohet në periudhën e nëntë muajve, komunikimi me mjekun obstetër mundëson detektimin e anomalive që në javët e para. Në rastet e rënda abuzive, është EKO ajo që heton çrregullimet e hershme fizike. N.q.s nëna është e alkoolizuar, atëherë duhet të shmangë shtatzaninë derisa mjeku t’i rekomandojë të kundërtën.

Shërimi për fëmijët e lindur me Sindromën aloolike të fetusit fatkeqësisht nuk është i mundur, por ekziston trajtimi multidisiplinar që i mundëson atyre një jetesë më të lehtë. Trajtimi ka të bëjë me fizioterapi të vazhdueshme për problemet që lidhen me gjymtyrët, terapi meditative për largimin e stresit i cili tenton të jetë i lartë, ndjekje të vazhdueshme nga kardiologu për shkak të prirjes për sëmundje kardiake, programe mësimore për fëmijë me vështirësi në të kuptuar etj.

Sepse fëmijët janë si ato flokët delikatë të dëborës! Të bukur, të ndryshëm, të brishtë.

Kujdesi prenatal ndaj tyre është kusht për një jetë të gjatë dhe të lumtur, fundja nuk është ndonjë zgjedhje e vështirë mes një gote alkool të momentit dhe një fëmije mirënjohës përgjatë gjithë jetës!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.