MENU
klinika

Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi

Sa do të investohen për të përballuar pandeminë?

21.10.2020 - 11:42

Anila Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka prezuantuar projekt buxhetin e vitit 2021. Denaj ka theksuar se prioritet do të ketë shëndetësia, arsimi dhe rindëritimi. Ajo ka njoftuar ndër të tjera se do të investohen rreth 6 miliardë lekë në përballimin e pandemisë, teksa në plan përfshihet edhe vaksina anti-COVID.

“Përveç rritjes së pagave do të ketë edhe rritje në infrastrukturë. Në 2021 rëndësi të veçantë do të ketë rindërtimi. 4.5 miliardë lekë për pagat e rritura dhe shëndetësinë.

Në infrastrukturë synohet rritja e sigurisë rrugore dhe numri i pikave të zeza. kompeltimi i rrugës së Arbrit dhe startimi i tunelit të llogarasë. 20 miliardë lekë për përballimin e rindërtimit. Përparim do të ketë arsimi, shendetesia dhe rindertimi”, tha Denaj.

Ndër të tjera ministrja e Financave ka bërë publike edhe përfshirjen e kostove për arsimin apo subvencionet në bujqësi.

Sakaq, në një mbledhje të posaçme qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit që vjen, ku pret për vitin 2021 nje rritje ekonomike prej 5.5 %, uljen e papunësisë në 12.2%, dhe rritjen e investimeve publike në 7.3% e PBB-së . Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Pra, objektivat kryesore, sipas ministrisë janë rritja e pagave për stafin mjekësor dhe mësuesit, rindërtimi i banesave, dhe masat parandaluese për COVID-19. Qeveria ka parashikuar:

-587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike
-29, 5 miliardë lekë për procesin e Rindërtimit — 28 mld lekë në vitin 2021 për rindërtim, edhe 1.5 mld lekë financimin e bonusit të qirave.
-4.5 miliardë lekë për shëndetësinë — rritja e pagave të mjekëve me 40%, blerja e vaksinës Anti-Covid19, dhe masat parandaluese.
-3.5 miliardë lekë për arsimin — rritja e pagës së mësuesve me 15 % dhe financimi i paktit për Universitetin.
-1 miliardë lekë për bujqësinë — heqja e aksizës së naftës për fermerët.

Tri reformat që do të mbështeten janë:

-Reforma në drejtësi;
-Reforma në administratën publike;
-Reforma e menaxhimit të financave publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN