MENU
klinika

Sa të bukura...

Sara Hoxha merr dhuratën unike nga vjehrra

23.10.2020 - 18:55

Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Vula, e cila është tashmë në pritje të ëmbël dhe vetëm pak javë e ndajnë nga lindja, ka marrë një dhuratë të veçantë nga vjehrra e saj, Xheraldina.

Nëpërmjet disa postimeve në Insta Story, Sara ka treguar dhuratën që ka marrë prej saj.

Një palë syze unike, ishin dhurata që Xheraldina kishte zgjedhur për Sarën.

“Kush tjetër përveç Xheraldinës mund të m’i dhuronte këto syze unike, që nuk mendoj se do t’i blija ndonjëherë vetë?”- shkruante Sara.

Sara dhe mamaja e Ledrit duket se gëzojnë raporte shumë të mira, pasi ky nuk është rasti i parë që Sara shpreh publikisht mirënjohjen dhe admirimin ndaj saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN