MENU
klinika

"Jul Cezari" zbret në Durrës

Shekspiri dhe Ivica Buljan tronditin publikun shqiptar!

21.10.2020 - 15:52

         Mbrëmja e sotme, sjell në qytetin bregdetar veprën e Shekspirit

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, vë në skenë shfaqjen me regji nga Ivica Buljan, që për publikun vjen në ambientet e Forumit Mesjetar, pas teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Turi artistik vijon me këtë vepër të suksesshme të Shekspirit, që e zhvendos Teatrin Eksperimental, mbrëmjen e të mërkurës, në Durrës./Konica.al

 “Jul Cezari” trondit publikun – 21 tetor, ora 18:30 pranë Forumit Mesjetar, pas teatrit “A. Moisiu”. Shfaqja që trondit publikun që në premierën e saj. E vlerësuar maksimalisht nga kritika. Me regjinë e të mirënjohurit Ivica Buljan, vjen për t’ju magjepsur. Mos e humb”  – është kyu mesazhi promocional në faqen zyrtare të tetatrit, në “Facebook”.

Para se të vinte për publikun durrsak,  “Jul Cezari” u shfaq në qytetin e Beratit, duke marrë dhe u prit masivisht mirë.

Në Durrës, vepra teatrore e Shekspirit shfaqet për herë të parë. Paçka se kohë e vështirë për jetën artistike, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” po përballet me publikun e tij me mënyra shumë origjinale. Shumë prej inskenimeve, po shfaqen në mjedise të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe të tjera qytete të Shqipërisë.

Me regji nga Ivica Buljan, vepra teatrore e Shekspirit interpretohet nga aktorët: Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Ilia Kaçi, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Alert Çeloaliaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika dhe Anxhelo Shkreli. Në qytetin e Durrësit, ajo shënon shfaqjen e 16- të.

Për premierën në kryeaytet, regjisori i njohur ndërkombëtarisht, Ivica Buljan, e solli tragjedinë shekspiriane jo në skenë, por në sheshin e Teatrit Kombëtar, në korrik të vitit 2019.

Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta të historisë romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra.

Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë, po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës, fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Karriera regjisoriale e Ivica Buljanit, numëron vepra të ndryshme teatrore të njohura, por Shekspirin e solli për herë të parë, me trupën shqiptare. Më herët, regjisori Buljan pohoi se, kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. ”

Jul Cezari” është i pari thriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë” – theksoi ai, mes të tjerave. Regjisori Buljan, ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht, ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit, për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Buljan, me shkrimet e tij profesionale ka bashkëpunuar edhe me revistat teatrore ndërkombëtare “Primer Acto” (Madrid), “Ubu” (Paris, Londër), “Mask” (Ljubljana).

Fillimisht, nisi të punojë me skenën teatrore, si drejtues teatri dhe i disa festivaleve ndërkombëtare për teatrin. Shfaqjet e tij, kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit.

Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike, Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor ligjërues në “La MaMa” në Nju Jork.

 

… shikim të këndshëm!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shekspiri dëshmitar i Jul Cezarit

Bruti foli me gjuhën e Nolit, po ç’tha?