MENU
klinika

Të vlerësuara me çmime letrare të rëndësishme

Shkrimtaret që janë burim frymëzimi dhe vlen të lexohen

05.10.2020 - 19:20

Leximi është një ndër format më të mira për të shpenzuar kohë cilësore dhe këtë mund ta vërtetojë kushdo që ka nisur faqen e parë të një libri dhe është “rizgjuar” në frazën “Fund”.

Ndër vite botës nuk i kanë munguar shkrimtarë, e poetë të cilët kanë frymëzuar dhe edukuar me kryeveprat e tyre. Nuk mungojnë as shkrimtaret e poetet të cilat krijojnë qindëra botë, personazhe dhe jetë ne veprat e tyre.

Më poshtë rendisim shkrimtaret të cilat janë frymëzim me veprat e tyre dhe që padiskutim vlen të lexohen:

1. Doris Lessing (1919 – 2013)

Shkrimtare britanike dhe fituese e Çmimit Nobel për letërsinë, në vitin 2007.

Doris Lessing duke punuar në një makinë shkrimi, rreth vitit 1950.

2. Toni Morrison (lindur më 1931)

Ishte një shkrimtare, redaktore, dhe pedagoge amerikane e cila botoi romanin e saj të parë “Sytë Blu”, në 1970. Morrison fitoi çimin Pulitzer në (1987); dhe u njoh botërisht si shkrimtare kur u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë në 1993.

Toni Morrison në një imazh të vitit 1982.

3. Virginia Woolf (1882-1941)

Ishte një shkrimtare angleze dhe një nga modernistet më të shquara të shekullit të njëzetë.

Gjatë periudhës mes luftërave, Woolf ishte një figurë e rëndësishme në shoqërinë letrare të Londrës. Veprat e saj më të famshme janë  “Zonja Dalloway” (1925),  “Udha për te fari” (1927) dhe “Orlando” (1928).

Virginia Woolf.

4. Clarice Lispector (1920 – 1977)

Ishte një shkrimtare e cila u bë e famshme për tregimet e shkurtra dhe plot risi. Ajo lindi në një familje hebrenjsh në Podolia të Ukrainës por familja e saj u zhvendos në Brazil kur ishte ende e vogël. Lispector botoi romanin e saj të parë në moshën 23-vjeçare dhe një monolog shkruar në një stil që u konsiderua revolucion në Brazil.

Clarice Lispector

5. Angela Carter (1940 – 1992)

Ishte një shkruese romanesh, historish të shkurtra, poete dhe gazetare angleze e cila njihej për shkrime feministe me stil të realizmit magjik. Ajo njihet për librin e saj “Dhoma e Përgjakur” që u botua në vitin 1979.  Carter është fituese e disa çmimeve të rëndësishme për letërsinë.

Romancierja angleze Angela Carter e ulur në një stol parku në Paris në 1988.

F.H.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit