MENU
klinika

E thotë UEFA

Shqipëri-Kosovë, konfirmohet vëllazërorja e tretë

28.10.2020 - 00:36

Në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore mes tyre, e treta në historinë e futbollit. Ndeshja është planifikuar në 11 nëntor përpara impenjimeve në Ligën e Kombeve.

Lajmi është konfirmuar nga UEFA në faqen e saj zyrtare, ku saktësohet se miqësorja mes kuqezinjve dhe “Dardanëve” do të luhet në “Elbasan Arena”. Nuk është saktësuar orari i zhvillimit të kësaj ndeshjeje, por pritet të vendoset me mirëkuptimin e të dy federatave.

Shqipëria zhvillon në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në shtëpi (15 nëntor me Kazakistanin dhe 18 nëntor me Bjellorusinë). Ndërkohë, në nëntor është edhe sfida mes ekipeve Shpresa, që do të luhet në Prishtinë. Kjo sfidë është e vlefshme për eliminatoret e Euro 2021 për U-21.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN