MENU
klinika

Ekipet përfaqësuese

Shqipëria dhe Kosova bien në renditjen e FIFA-s

22.10.2020 - 11:02

Shqipëria dhe Kosova humbin pozicione në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja shqiptare mori dy barazime kundrejt kundërshtarëve më të dobët dhe më poshtë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja e Edi Rejës barazoi ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit pa gola në të dy ndeshjet dhe këto rezultate i kanë kushtuar tre vende në renditje.

Për muajin shtator kombëtarja jonë ishte në vendin e 66-të, ndërsa këtë muaj renditet në vendin e 69-të në glob në kuotën e 1345 pikëve, kundrejt 1351 të muajit të kaluar.

Edhe Kosovës i ka kushtuar shumë humbja ndaj Maqedonisë së Veriut në renditjen e përgjithshme të kombëtareve. Dardanët ishin në vendin 116 në renditjen e shtatorit, ndërsa kanë zbritur një vend më poshtë në tetor, duke rënë në vendin e 117 në kuotën e 1157 pikëve.

Në ndeshjet e nëntorit të dy ekipet do të jenë të dënuara për të fituar për të bërë të mundur arritjen e qëllimeve të tyre. Kosova ka bërë një fushatë negative në Ligën e Kombeve dhe synon të mos bjerë në Ligën D, ndërsa Shqipërisë i duhen me patjetër fitore ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit për të synuar kryesimin e grupit të saj.

Sa u përket vendeve të para, kryeson Belgjika, ndjek Franca, Brazili, Anglia dhe Portugali, 5 vendet e para nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Spanja fiton një vend kundrejt Uruguajit në të gjashtin, ndërsa Argjentina fiton një vend ndaj Kroacisë në vendin e tetë. Italia në vendin e 12-të.