MENU
klinika

Ambasadorja Kim thirrje KED: Të veprojë sa më shpejt

“Shqipëria duhet të ketë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit”

19.10.2020 - 12:50

“Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”. Kështu është shprehur ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim, e cila ka përshëndetur shpalljen e vakancave për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi.

Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.

“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN