MENU
klinika

Kush do ketë prioritet?

Shqipëria miraton marrëveshjen për vaksinën anti-Covid

26.10.2020 - 18:48

Miratohet marrëveshja e Qeverisë shqiptare me aleancën Gavi për sigurimin e vaksinës Covax Facility kundër Covid-19. Në Shqipëri do të bëhet mbulimi i 20% i popullsisë dhe të parët do të jenë personat e rriskut nga shëndetësia deri tek të moshuarit.

Nga buxheti i shtetit do të para-paguhen rreth 4 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës edhe pse ajo akoma nuk është miratuar. Komisionet parlamentare aprovuan marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Aleancën Gavi për vaksinën Covax Facility kundër Sars Covid 2.

“Lëvizja duhet të jetë e shpejtë sepse në momentin e daljes së vaksinave do jene 2 miliardë. Ndërkohë në jemi në një botë me 7 miliardë banorë”, tha zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla.

Në Shqipëri do të bëhet mbulimi i 20% të popullsisë nga ku do të përfitojnë vaksinim 1.1 milionë persona, përqindje kjo e përcaktuar nga Covax. Të parët përfitues janë personeli shëndetësor, personat me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe edukatorët.

“Për të ardhur në këtë ditë janë bërë disa mbledhje teknike. Është mbledhur komiteti i ekspertëve ku është dakordësuar për mbulimin e vaksinës Covax. Ndërkohë, 20% nuk është vendosur nga qeveria shqiptare, por kjo gjë është vendosur nga Covax. Kategoritë i kemi bazuar mbi grupet e riskuara. Punonjës shëndetësor, persona me sëmundje bashkëshoqëruese dhe edukatorët janë pjesë e 20%”.

Drejtoresha e ISHP Albana Fico si dhe shefja e hetimit Epidemiologjik në QSUT Silva Bino thanë se vaksinimi do të kryhet dhe në ato persona që e kanë kaluar Covid-19.

“Fakti që e ke kaluar Covid-19 nuk përdoret si evidencë nëse duhet të vaksinohesh apo jo pasi nga studimet ka rezultuar se imuniteti zgjat deri në 5 muaj”, u shpreh Bino.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar 12 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës. Deri tani marrëveshje me COVAX kanë nënshkruar 90 vende kryesisht anëtare të BE-së. Në bazë të parashikimeve brenda 2021 do të prodhohen 2 miliardë vaksina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet e pyetjeve kryesore

Si do të funksionojë vaksina anti-Covid?