Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimit me të rinjtë nga Elbasani, të cilët i ftoi të bëhen pjesë e ‘FRESSH VOICE’, i njohu ata edhe më mundësinë e re që ofron PS për të rinjtë “Deputeti që duam”, mundësi që siç tha, jepet për herë të parë në zgjedhje.
“Hyhet në platformë, aty të del një faqe ku vlerëson deputetët e kandidatëve, pastaj vlerëson secilin prej tyre p.sh. Taulanti keq dhe Evisi shumë mirë, ndërkohë vlerëson edhe qeverinë nga 1 në 5 nota në shumë keq apo shumë mirë. Ne po bëjmë një proces për t’i dhënë PS energji të reja. Disa prej jush që di se jeni ekselent unë ju nxis të bëheni pjesë e asaj platformës tjetër “Deputeti që duam” është një mundësi që të kotriboni për të fuqizuar grupin e PS”,- tha Balla.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 prillit, Balla sqaroi edhe mënyrën e re të votimit dhe sqaroi se si do të jetë fleta ku do votohet.
“Në 25 prill nuk votohet vetëm me një votë për partinë por edhe për deputetin apo deputeten që ti ke dëshirë. Fleta e votimit ende nuk është dizajnuar për shkak të vonesës së pakuptimtë të shkaktuar nga Presidenti, por dua t’ju them që fleta do ketë emrin e partisë dhe atë të kandidatit për të cilin ju mund të jepni votën tuaj”.