MENU
klinika

Nata e Shtrigave

Si e mashtroi djallin vetë, zoti Jack?!

31.10.2020 - 15:01

         Është pikërisht mbrëmja e 31 tetorit dhe në shumicën e vendeve, quhet “Halloween”. “Nata e shtrigave”, që kisha e ka karakterizuar si praktikë pagane, nga të rinjtë në mbarë botën festohet me kunguj e maska.

Halloween është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rinjve, kryesisht për shkak të veshjeve dhe ëmbëlsirave që ndahen atë natë. Megjithatë, shumë njerës nuk e dinë sesi filloi kjo festë dhe pse ende është kaq popullore.

Fillimi i festimit të Halloween-it daton prej shekullit të pestë, kur keltët e lashtë festuan zotin e Diellit dhe zotin e Vdekjes. Më 1 nëntor, ata shënuan fillimin e vitit të ri.

Keltët besonin se atë natë, të vdekurit dolën nga varret dhe ecnin mbi tokë, ndaj për të shmangur ndeshjen me ta, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme.

Besohet gjithashtu, se të vdekurit rendnin pas ushqimit, kështu që ata lanë nëpër shtëpi fasule ose patate, si dhe një qiri të ndezur.

Si u bënë kungujt, simboli i festës?

Zakoni i hedhjes së kungullit për Halloween, daton nga shekulli i 16-të dhe bazohet në legjendën irlandeze të imagjinatës së farkëtarit me emrin Jack.

Jack-u ishte një pijanec, të cilit i pëlqente të bënte shaka të hidhura me njerëzit e kështu, mashtroi edhe vetë djallin. E tërhoqi atë në majë të një peme dhe pemën e rrethoi me kryqe. Në këto kushte, ishte e pamundur të zbrisje.

Ai e bëri djallin t’i premtonte se nuk do t’ia merrte shpirtin kur të vdiste dhe vetëm atëherë, e la të zbriste nga pema. Kur Jack-u vdiq, djalli e mbajti premtimin dhe nuk e la të shkonte në ferr. Për shkak të kësaj, Jack-u u gjykua për t’u endur në përjetësi në errësirën mes qiellit dhe ferrit, ndërsa mbante një bisht, pasi ishte ushqimi i tij i preferuar në jetën reale.

Meqenëse ishte errësirë dhe Jack-u nuk e dinte se ku po shkonte, ai iu ankua djallit, që i dha atij zjarrin e ferrit. Jack-u mori gacat dhe i vendosi në bisht, për të ndriçuar shtegun në errësirën e përjetshme.

Në fakt, irlandezët nuk kishin kunguj dhe zakonet e gdhendjes, u shfaqën vetëm kur ata emigruan në Amerikë.

Në atë kohë, ata hanin patate dhe perime të tjera të ngjashme, për t’u mbrojtur nga Jack-u, i cili, mund të endej në botën e njerëzve të zakonshëm në natën e Halloween-it.

Kështu, “Nata e shtrigave” u përhap nga Amerika, në shumë vende të tjera të botës.