MENU
klinika

"Ori Arbëreshë"

Si vishet kostumi i nusërisë

08.10.2020 - 17:15

        Përmes një videoje ku ato janë  protagoniste, dy gratë arbëreshe Alessandra Stratigo dhe Rachele Domestico, sjellin “Ori Arbëreshë” (Stoli Arbëreshe), që demonstron etapat e veshjes së kostumit të nuses në komunën e Lungro-s.

Ky material filmik është realizuar nën përkujdesjen e komunës së San Basiles, në kuadër të aktiviteteve për ruajtjen dhe tejçimin e pasurisë së trashëguar ndër brezat, për pakicat etnike shqiptare të kësaj zone.

Gjatë veshjes së modeles-nuse, shpjegohen edhe përbërjet e copave dhe emërtimet e pjesëve të veshjes që ajo mbart.

Më sipër, Alessandra dhe Rachele, tregojnë një nga pjesët e kostumit tradicional.

“Në fillim vishet një këmishë, që zakonisht lihej e lirshme, për t’u përshtatur lehtësisht. Këmisha ka jakë të qëndisur dhe të ngrirë, në mënyrë që të qëndrojë bukur. Në pjesën e kraharorit vendoset një çentro e qëndrisur bukur dhe me kujdes. Mbi këmishë, vishet pjesa e parë e funstanit në ngjyrë të kuqe, me pjesën e fundit të qëndisur me fije ari dhe mbi të, vishet një tjetër me ngjyrë blu, që mblidhet në formë brezi duke e lënë pjesën e qëndrisur me fije ari, si bisht. Sipër vishet xhaketa e shkurtër, e gjitha e qëndisur me fije ari. Mjaft të rëndësishme janë edhe aksesorët e qafës dhe kokës, të punuara me elemente qëndisjeje dhe ari”.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit