MENU
klinika

Mustafaj: Ja çfarë thotë për largimin e Halim Kosovës!

Skualifikime të bujshme brenda Partisë Demokratike?

23.10.2020 - 16:37

Besnik Mustafaj, anëtar i komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së, nuk e mohon se në listën që iu dërgua Kryesisë, mungojnë personazhe të njohur.

Emra që përfliten se nuk kanë arritur të hyjnë në listën me pak më shumë se 300 kandidatë potencialë, janë Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, Aldo Bumçi dhe të tjerë.

“Zoti Kosova është tërhequr vetë, nëpërmjet një mesazhi që i ka dërguar kryetarit të Partisë. Tani në fazën e fundit, të gjithë ish deputetët dhe anëtarët e kryesisë iu nënshtruan vlerësimit tonë njësoj si çdo i propozuar tjetër nga anëtrësia e PS. Në rast se për pjesën tjetër të listës, kemi avancuar përmes debateve me konsensus, në rastin e fundit, përveç debateve kemi bërë edhe votim të fshehtë, kush ka marrë 3 nga 5 vota është skualifikuar. Ka emra, por unë nuk konfirmoj asnjë emër”, u shpreh Mustafaj për News24.