22.10.2020 - 17:39
SPAK ka nisur hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
Kjo vjen pas kallëzimeve që Partia Demokratike ka depozituar tre ditë më parë kallëzimin për inceneratorin e Tiranës ndërsa ditën e djeshme atë për Fierin.
Burime zyrtare nga SPAK, kanë thënë se hetimet do të zgjerohen për të përfshirë çdo pretendim të demokratëve për afera korruptive.
Të tri dosjet do hetohen më vete.
Prokurorët e SPAK do të marrin në dorë dokumentet e procedurave të tenderimit, ndërsa emra konkretë në hetim ende nuk ka përfshirë.
SPAK sqaron se nga prokuroret e çështjes do të ndërmerren veprime konkrete, mirëpo ato nuk mund të bëhen publike.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuza për pastrim parash e falsifikim dokumentesh
SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve të inceneratorëve
Çfarë do të ndodhë në Shtator?
Shkelje barazie në tendera, SPAK nis hetimet për 3 inceneratorët
Nga Andi Bushati