MENU
klinika

"Krishtlindje në shtëpi"

Strasburgu, pa fshatin e magjishëm të fundvitit!

22.10.2020 - 14:49

       Mbyllet tregu më i famshëm i Krishtlindjeve në Francë. Qytetit lindor i Strasburgut, njofton masat e fundit, për shkak të numrit në rritje të rasteve me koronavirus.

Autoritetet thanë se, situata shëndetësore po përkeqësohej dhe se, së shpejti do të ndalohej edhe jeta e natës.

Situata është shqetësuese, ndaj autoritetet kanë kufizuar edhe lëvizjen ndërkufitare.

Kryebashkiakja Jeanne Barseghian, theksoi se 300 shtëpizat e tregut, nuk do të jenë të pranishme këtë vit.

Gjithashtu, do të anulohen edhe paradat, koncertet dhe ngjarje të tjera, të planifikuara gjatë gjithë dhjetorit.

Franca ka parë një numër rekord të infeksioneve me koronavirus, javët e fundit, pasi numri i viktimave dhe numri i njerëzve të trajtuar në spitale është gjithashtu në rritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të kërcesh deri në frymën e fundit"

A e dini si e filloi një grua, epideminë e vallëzimit?

Michel Barnier/ Project Syndicate

E ardhmja e Europës është në duart tona…