MENU
klinika

Shkëlqen mesfushori shqiptar

Super Ndoj, dopieta e parë në futbollin italian

16.10.2020 - 21:45

Nuk është grumbulluar kësaj here në Kombëtare, por natyrisht ai është në monitorim dhe paraqitja e fundit është një sinjal për Rejan. Emanuele Ndoj duket se e ka nisur sezonin e ri me një tjetër frymëzim.

Mesfushori kuqezi ka mundur të fitojë besimin e trajnerit në këtë fillim sezoni dhe ka zënë një vend titullari mbrëmjen e sotme ndaj Lecces së Kastriot Dermakut (nuk luajti) në ndeshjen e javës së tretë të Serie B.

23-vjeçari ka arritur t’ia shpërblejë menjëherë besimin trajnerit Del Neri sepse ai ka arritur të kalojë Brescian në avantazh që në minutën e 9-të. Mesfushori ka ndjekur në mënyrë perfekte një kundërsulm të skuadrës së tij dhe është gjendur në vendin dhe kohën e duhur, duke tundur rrjetën pas pasimit mjaft të bukur nga e djathta.

Por qershia mbi tortë do të vinte në pjesën e dytë në minutën e 73’, teksa pas një pasimi të Donnarumma-s, Ndoj shënon golin e dytë dhe të sigurisë. Mesfushori shqiptar pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion, pasi Brescia u përball me disa largime pas rënies nga Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN