MENU
klinika

Në 5 ligat kryesore

Surprizat evropiane, asnjë nga “big”-ët nuk kryeson

20.10.2020 - 16:47

Askush nuk e kishte menduar që pas 4, 5, 6 apo 7 javëve asnjë nga skuadrat e mëdha dhe pretendente në ligat e tyre të kryesonte në 5 kampionatet kryesore në Europë.

Milan, edhe pse është një skuadër legjendare, vitet e fundit ka qenë në krizë totale dhe rikthehet në krye pas 8 vitesh. Synimi i kuqezinjve është një vend në Champions League, pasi titulli shihet i pamundur, por 4 fitoret e parë në Serie A kanë shtuar oreksin.

Në La Liga është Real Sociedad që udhëheq, duke përfituar edhe nga humbjet e fundit të Real Madrid dhe Barcelonës. Pas 6 javësh, Sociedad ka marrë fitore, 2 barazime dhe 1 humbje dhe kryeson me 11 pikë. Në fakt, poaq ka edhe Villarreal, që gjithsesi, nuk është pretendente.

Në Angli, është Everton që ka sfiduar Liverpool, Manchester City e United, Chelsea e skuadra të tjera. Të besuarit e Ancelottit kryesojnë pas 5 javësh me 13 pikë, 4 fitore dhe 1 barazim. Surprizë edhe vendi i dytë që mbahet nga Aston Villa me 4 fitore në 4 ndeshje, pra ka një ndeshje më pak se Everton.

Në Francë, Lille ka sfiduar PSG, Marseille apo Lyon. Pas 7 javëve, Lille kryeson me 17 pikë, 5 fitore dhe 2 barazime, asnjë humbje. Në vendin e dytë është PSG, me 2 pikë më pak. Vetëm 2 gola kanë pësuar kryesuesit e Ligue 1, teksa kanë shënuar 13 të tillë.

Në Bundesligë, Leipzig ka mposhtur deri tani dominimin e Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Leipzig pas 4 javëve kryeson me 10 pikë, me 3 fitore dhe një barazim. Ka një pikë më shumë se kampionët e Bayern dhe verdhezinjtë e Dortmund. Leipzig ka pësuar vetëm 2 gola deri më tani.

Megjithatë, pyetja që lind është: A do të mundet ndonjë prej këtyre skuadrave kryesuese që në fund të shpallet kampion në ligën përkatëse? Shumë e vështirë, por shembulli është: Leictester në Premier League surprizoi të gjithë në vitin 2016 kur triumfoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN