MENU
klinika

Tenis

Surprizon 19-vjeçarja, triumfon në “Roland Garros”

10.10.2020 - 15:47

Grand Slam i “Roland Garros” fitohet nga një 19-vjeçare, që surprizon në finale tenisten me eksperiencë Sofia Kenin. Polakja Iga Swiatek fiton 2-0 në finale dhe triumfon për herë të parë në karrierën e saj në një turne madhor.

Sfidë e dominuar nga polakja, edhe pse vuajti pak në setin e parë, por e fitoi 6-4. Të dytin dominoi totalisht dhe e fitoi 6-1, kjo edhe për faktin se Sofia Kenin ishte e dëmtuar në kofshën e majtë.

Swiatek nuk humbi asnjë set që nga fillimi i “Roland Garros”. Në fillim të turneut ishte e 53-të dhe sot pas finales renditet e 14-a në botë. Sofia Kenin, numri gjashtë në botë, sot e katërta, nuk fiton dot, pas Australian Open.

T

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN