Imazhet e reja të marrë nga misioni Osiris Rex tregojnë prekjen e parë historike të një sonde të Nasa-s në asteroidin Bennu.
Vetë sonda Osiris Rex është në gjendje të mirë – thotë ekipi i misionit.
Të dhënat dhe imazhet u dërguan nga mjeti hapësinor gjatë natës dhe u ndanë menjëherë nga agjencia. Sidoqoftë, edhe pse duket se gjithçka ka shkuar mirë, ekipit të misionit do ti duhet të paktën një javë kohë për të përcaktuar se sa kampion është marrë nga asteroidi. Sasia e kërkuar ishte 60 gramë material, por kapsula mund të mbajë deri në 2 kg material nga sipërfaqja e asteroidit.
I ndodhur më shumë se 200 milionë milje larg tokës, Bennu është një asteroid në formë spiraleje, i gjatë sa Empire State Building. Është një asteroid i përbërë nga shkëmbinj që mbahen bashkë nga graviteti, pra nuk bëhet fjalë për një trup të vetëm.