MENU
klinika

Kërkesa e Thaçit

“Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”

24.10.2020 - 13:26

Në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti Hashim Thaçi deklaroi se është koha që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë”.

Postimi i plotë i Thaçit:
“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë. Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar Thaçi.