MENU
klinika

Për 10-15 sekonda

Tani këngët në Google mund t’i gjeni shumë lehtë!

19.10.2020 - 12:46

Google sjellë për të gjithë përdoruesit e telefonave inteligjentë një risi të re. Ata mund të shtypin butonin e mikrofonit në aplikacionin Google dhe të thonë “Cila është kjo këngë” ose të klikojnë në butonin “Kërko një këngë”.

Pas 10 deri në 15 sekonda, Google do të kthejë rezultatet për atë që mendon se është kënga.

Në këtë mënyrë, Google do të sigurojë titullin e këngës, artistët dhe mundësinë për të hapur këngën në aplikacione të tjera të tilla si YouTube në pronësi të Google.

Gjithashtu Google po përmirëson aftësinë e tij për të kuptuar fjalët e shkruara gabim, dhe thotë se një në çdo 10 pyetje është shkruar gabim.