Analisti Genc Burimi ka komentuar përplasjet në distancë mes Presidentëve të Turqisë dhe Francës si dhe rolin e Shqipërisë në këtë tension.
Burimi thotë se Erdogan ka humbur shumë pikë në Turqi dhe i intereson që të krijojë konflikte jashtë siç është përhapur në disa zona si në Armeni-Azerbajxhan, raketat ruse, Libi, Mesdhe Lindor, Siri etj.
Sipas Burimit Erdogan po e përdor fenë për të sulmuar Macronin me të cilin ka hesape të hershme apo të vona për të lartë.Sa i përket Shqipërisë, Burimi thotë se vendi duhet të dalë nga ky kurth teksa shton se kryeministri Rama arriti ta mbajë ekuilibrin mes Turqisë dhe Greqisë së fundmi, por nëse Franca i kërkon të dënojë sulmet e Erdogan atëhere vihet në pikëpyetje sjellja që do bëjë ai.
”Është një problem me shumë anë. Do të ketë armiq në botë mes civilizimeve. Pikërisht sot Erdogan po përpiqet të kapë kampin mysliman, që e synon Arabia Saudite. Do të paraqitet si Gadaffi. Pra t’i paraqitet myslimanëve si lideri kundër perëndimit.
Kurse perëndimi nga ana tjetër promovon lirinë e fjalës.
Në këtë pikëpamje, Erdogan që ka hesape të hershme ose të vonshme me Macron, përfitoi nga situata e krijuar nga prerja e kokës së profesorit francez, për të treguar me gisht Macronin si një keqbërës ndaj myslimanëve.
Prandaj a është një betejë civilizimesh, që për mua nuk ka. Në Francë, në perëndim, dhe një Shqipëri ka një kushtetutë që u imponohet të gjithëve çdolloj feje, s’ka betejë civilizimesh.
Ka vend për atë që Erdogan t’u imponohet si lider i myslimanëve dhe në skenën politike turke ku ka humbur shumë pikë, dhe zgjedhjet e 2023 mund të bëhen më parë, prandaj Erdogan do konflikte.
Ai sot e bën me Macron, është dhe SHBA, apo në Azerbajxhan, në Greqi, Libi, Siri. Janë shumë fronte, ku Erdogan shumë si sulltan për të humbur vëmendjen në fushën ekonomike ku ai ka humbur shumë pikë.
Prandaj po them që Erdogan që ka kaq shumë sfida në planin e brendshëm, dhe është shtrirë në shumë fronte. E gjitha kjo rezulton nga erdhja e Trump në SHBA. Tërheqja nga Evropa ka krijuar boshllëk strategjik. Këtë do ta mbushë e vetmje fuqi nukleare që është Franca. E vetme fuqi bërthamore, që ka ushtri, që u propozon vendeve të BE të krijojnë ushtri europiane. Franca e ka këtë rol.
Turqia e kundërshton. Ka interesa divergjente. Në Libi sigurisht, që u krijua në rrëmujë. Po ashtu dhe SHBA në Irak bëri të njëjtën gjë me Sadam Hysenin.
Pra, në Libi Franca mbron një kamp, Turqia një kamp tjetër. Në Siri Franca me kurdët, Turqia kundër tyre. Në konfliktin e Armeni-Azerbajxhan secila nga një palë. Ideja është, a ka Turqia këllqe.
Erdogan po luan rol të shëmtuar, sepse po gjuan poshtë rripit si në boks. Sulmoi Macronin për shumë gjëra, por jo për këtë që po ndodh.
Erdogan po nxit konflikt e urrejtje, dhe mund të ketë pasoja të rënda, nga ana tjetër Macron ka mbrapa gjithë liderët botërorë. Do qetësohet shumë shpejt. Në 2015 me Charlie Hebdo pati vrasje e manifestime, teksa kjo që bëri Erdogan është gjë shumë e shpifur. Me SHBA-të është konflikt madhor, ajo që po bën Turqia që po teston raketat ruse S-400. Do ketë një bllok perëndimor kundër Turqisë. Franca tërhoqi ambasadorin, dhe Turqia sot ka marrë një sanksion të tmerrshëm.
Shqipëria duhet të shpëtojë nga ky kurth. Duhet të shpëtojmë nga kjo. Imagjinoni sikur Franca nesër, kur SHBA kërkuan të përzinin ambasadorë iranianë. Çfarë do bëjë Edi Rama nëse ia kërkon Franca të dënojë veprimet Erdogan. Franca mos harroni ka në dorë votën për negociatat e Shqipërisë.
Rama mbajti ekuilibrin mes Turqisë e Greqisë. Por në këtë pikëpamje s’duhet menduar shumë gjatë. Franca sot nuk është e aftë të furnizojë me imamë 2 mijë xhami. Macron po bën një ligj që është ligji kundër separatizmave, që mos ketë më imamë jashtë vendit. Kjo nxehu shumë Erdoganin, sepse me anë të imamëve, si kisha greke që manipulon me priftërinj grekë në Shqipëri. Erdogan vërtet luan me fenë.”- tha Burimi.