MENU
klinika

U shoqërua edhe me 42 pasgoditje

Tërmet i fortë pas mesnate në Durrës!

08.10.2020 - 06:56

Qyteti i Durrësit dhe disa qytete të tjera në afërsi më te janë lëkundur nga një tërmet i fortë që ka rënë pak pas mesnate.

Sipas faqes europiane për tërmetet, EMSC, tërmeti ka pasur magnitudë 4.6 dhe ka qenë në thellësi 10 kilometër nga toka, me epiqendër në detin Adriatik. Lëkundjet janë regjistruar në orën 00.13 minuta me orën lokale të Shqipërisë, ndërsa është ndjerë në Laç, Fushë-Krujë, Manëz, Mamurras, Sukth e Thumanë.

Të shumtë janë banorët që i kanë ndjerë lëkundjet dhe kanë shkruar në faqen e EMSC, disa prej tyre të shqetësuar. “U ndje shum fare ca behet kshu”, shkruan një prej tyre. “Goxha i forte ishte”, vijon një tjetër.

“U ndje goxha ne Patok, Lac..”  “U ndje shumë ne Thumanë.”  “Shum i fort.”  “Shume i forte ne Durrës.”

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes goditja e parë me magnitudë 4.6 është shoqëruar nga 42 pasgoditje. “Ne oren 00:13 eshte regjistruar nje termet me madhesi 4.0 ne det, perballe Gjirit te Lalzit. Eshte pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5. Nuk raportohen deme”, raporton Ministria.

Screenshot_3.jpg

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin