MENU
klinika

Luftoi për të drejtat e njeriut

Tetori, muaji i ‘Historisë së Zezë’/ Përkujtohet ikona Martin Luther King

04.10.2020 - 21:01

Tetori është muaji i “Historisë së Zezë”. Disa personazhe kanë lënë gjurmë në histori për shkak të të drejtave që kanë fituar me luftë për njerëzit me ngjyrë.

Ndër ta është edhe heroi i të drejtave qytetare në SHBA, Martin Luther King.

Impakti i tij vijon të ndihet në shoqëri edhe pse kanë kaluar shumë vite.

Fjalimi i tij legjendar “Unë kam një ëndërr”, mbi drejtësinë sociale vlen sot po aq sa në momentin kur u mbajt për herë të parë në 1963.

Dhe vendosmëria e tij në luftë me racizmin mbetet ende një burim frymëzimi.

Thelbi i fjalimit të Luther King ishte se nëse dëshiron mund të kapësh qiellin dhe nuk duhet të ndikohesh nga paragjykimet dhe diskriminimet.

Martin Luther King ka qënë frymëzim për personat me ngjyrë që të futeshin në politikë për të përfaqësuar grupet e tyre dhe për të ngritur zërin njësoj si shtetasit e tjerë në debatet kombëtare.

Fjalimi i tij në vitin 1963 tregon inteligjencën e një personi, vizionin dhe aftësinë e tij për të frymëzuar me fjalë.

Ai foli për barazinë racore dhe gjykimin e njerëzve jo nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre. Ai foli për njerëz që jetojnë në harmoni në një shoqëri multi-racore.

Ishte një fjalim vizionar dhe shumë nga gjërat për të cilat ai foli kanë qenë në ballë të betejës kundër racizmit për dekada me radhë.

Njerëzimi ende nuk ka arritur tokën e premtuar të Dr. King, në luftën me racizmin por padyshim bota s’është më e njëjtë me vitin 1963.

F.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN