MENU
klinika

Lidhur me akuzat ndaj UÇK-së

Thaçi për krimet në Kosovë: UÇK nuk u hakmor asnjëherë ndaj popullatës serbe

26.10.2020 - 21:49

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për krimet e luftës si dhe akuzat ndaj UÇK-së dhe anëtarëve të saj.

Thaçi garanton se UÇK nuk është hakmarë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale.

Ai ndërkohë kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

PYETJE: A ka patur krime nga UÇK ndaj civilëve serbë, ushtarakëve serbë pa gjyq, qoftë dhe ndaj rivalëve tuaj politikë, janë qindra zyrtarë të LDK, sa gisht ka UÇK?

HASHIM THAÇI: Qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftës se kanë dashur. Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve.

Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992. Theksoj se duhet të mendojmë për gjencodin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike.

Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë. Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës.

S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo.

Tjetra Serbia ka luftuar si shteti, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë.

Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë.

PYETJE: Periudha e luftës është e tillë. Reagim ndaj një gjenocidi. Janë 700-800 vetë që janë zhdukur nga radhët e LDK. Këto zhdukje apo vrasje mund të quhet politike, po i heton gjykata ndërkombëtare?

HASHIM THAÇI: Viktimat në Kosova s’mund t’i ndash në baza politike, ideologjike. Serbia i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë, jo politike.