MENU
klinika

Mesazhi më i fortë se ndeshja

Tirana fiton derbin e parë në futbollin e femrave

21.10.2020 - 18:23

Për herë të parë është zhvilluar derbi i kryeqytetit në futbollin e femrave. Tirana dhe Partizani, këtë herë dhe me një nismë të veçantë, teksa u zhvillua në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit, dy ekipet matën forcat në fushë.

Si femra, në radhë të parë, pastaj si futbolliste, të dyja ekipet zbritën bashkërisht në fushën e lojës, ku kapitenet e dy skuadrave lexuan dhe një mesazh senzibilizues përpara sfidës, ndërsa për drejtorin e sektorit të futbollit të femrave në FSHF, Florian Riza, kjo sfidë historike derbi mes ekipeve të vajzave, shërben për të dhënë dy mesazhe të qarta.

Takimi u fitua 2-0 nga ekipi i Tiranës, por për trajnerin Edmond Ruco, si rrallë herë, dhe për mesazhin që sfida transmetonte rivaliteti në fushë mes dy ekipeve, nuk i kaloi kufijtë dhe për vetë mesazhin që takimi përcillte.

Ndërsa trajnerja e Partizanit, Berta Lako, shprehu kënaqësinë e saj, por dhe të vajzave, për zhvillimin e këtij derbi me një mesazh të veçantë. Këtë vit, FSHF e ka vënë si opsionale që çdo skuadër profesioniste duhet të ketë dhe një ekip femrash, ndërsa nga sezoni i ardhshëm kjo do të shndërrohet në një domosdoshmëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN