MENU
klinika

Europa League, play-off

Tottenham “7 ballë”, Milan shkon në shtesë

01.10.2020 - 22:04

Tottenham është kualifikuar në fazën me grupe të Europa League pasi ka mundur 7-2 në shtëpi skuadrën e Maccabi Haifa-s. Ka qenë gjithçka e lehtë për skuadrën e Jose Mourinho-s, që e ka siguruar kualikimin në 45 minutat e para të mbylluar në avantazh 4-1.

Protagonisti i sfidës ka qenë Harry Kane, autor i tre golave dhe një asisti. Një fitore e lehtë e ekipit të Jose Mourinho, që pret nesër shortin e grupeve në orën 13:00.

Ndërsa Milan po fitonte 0-1 në Portugali ndaj Rio Ave, por në fund vendasit kanë barazuar dhe ndeshja ka shkuar në shtesë. Kuqezinjtë po vuajnë për t’u kualifikuar.