MENU
klinika

Stuhia detare

Tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas, me 10 orë vonesë

04.10.2020 - 07:27

Moti me erë me drejtim nga jugu përfshiu ka përfshirë të dy brigjet e Adriatikut që nga mesdita e djeshme (3 tetor).

Tragetet u nisën vetëm sot në orën 6:00 të mëngjesit nga Durrësi e nga Bari dhe mbërrijnë në porte rreth orës 14:00.

Trageti Ankona-Durrës është në orar dhe mbërrin në port rreth orës 11:00.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë në spirancë derisa të pushojë stuhia detare.