MENU
klinika

Është humbur thuajse një fazë

Tre skenarët për nisjen e futbollit shqiptar

27.10.2020 - 18:34

Ditët dhe javët kalojnë, ndërsa futbolli shqiptar ende nuk ka startuar sezonin në asnjë kategori. U mendua se takimi mes presidentit të FSHF-së, Duka dhe Kryeministrit Rama zgjidhi ngërçin, por Liga nuk është e bindur deri në lëvizjen konkrete për Ligjin e Sponsorizimit dhe bojkoti vazhdon, të paktën deri të enjten, kur krerët e Kategorisë Superiore do të mblidhen sërish.

Janë disa skenarë të ndryshëm për fillimin e futbollit. I pari, atë që të gjithë presin, të nisë që të këtë javë, ose të paktën javën e ardhshme, që deri në ndërprerjen në mes të nëntorit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares të jenë luajtur 2 ose 3 javë.

Për momentin është vetëm kalendari i miratuar në sektorin e garave, por nuk ka plan B me data të sakta, sepse asnjë nuk është në gjendje të hartojë. Veprime konkrete do të ketë vetëm pasi të hapet drita jeshile për nisjen. Skenari i dytë është që kampionati të nisë pas 20 nëntorit dhe deri në Krishtlindje, duke luajtur edhe në mesjavë, të mbarojë një fazë në Superligë.

Skenari më ekstrem është që kampionati të nisë në Janar. Kjo kërkon ndërhyrjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të miratuar ndryshimet. Superliga do të luhej me dy faza, pra 18 javë në total, ndërsa Kupa e Shqipërisë me tek ndeshje, në stilin anglez të Kupës së Ligës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF: Ligji, jo çështje numrash

Duka takon Ramën, por futbolli pa datë fillimi

Ligji i Sponsorizimit në sport

Ekspertët kundër 30%, mund të pastrohen pará

Administratori i Flamurtarit për ligjin e sportit

Idrizi: Çfarë kërkon Kokëdhima, bojkoti idiotësi