MENU
klinika

Kampioni rus nuk fal

Triumfon Khabib dhe tërhiqet pa asnjë humbje

24.10.2020 - 22:19

Khabib Nurmagomedov edhe njëherë tjetër tregon se është i pathyeshëm. UFC 254 ka parë sërish atë si kampion. Rusi fitoi në raundin e dytë kundër Justin Gaethje. Luftëtari nga Dagistani fitoi në “Fight Island”, në Abu Dabi.

Raundi i parë u fitua nga Khabib me rezultatin 10-9, ndërsa në fillimin e së dytës u mbyll ndeshja. Khabib arriti të mbërthente mjaft mirë Gaethjen dhe ky i fundit u dorëzua. Një metodë e njohur kjo për rusin që fiton ashtu si ndaj McGregor apo Poirier.

Khabib tashmë ka një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje, duke mbetur kampion i pamposhtur. Ai ka folur pas ndeshjes dhe ka shokuar botën duke deklaruar largimin e tij nga sportet marciale në moshën 32- vjeçare pa humbje.

“Dua të falenderoj skuadrën time. Sot dua të them se është ndeshja ime e fundit. E dija se duhet të vija këtu pa babain tim dhe është hera e parë që ndodh. Kur UFC më telefonoi për t’u ndeshur me Justin fola me nënën time për 3 ditë me radhë. Ajo nuk donte që unë të luftoja pa babain tim, por i premtova se do të ishte ndeshja ime e fundit. Nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek atë”, – tha ai duke shokuar botën.