MENU
klinika

Gara pa zë

Trump e Biden kacafyten, qentë dhe macet bëjnë fushatën model!

31.10.2020 - 13:41

        Mes luftës politike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Okland të Kalifornisë pozhvillohet një garë tepër e veçantë. Këto janë zgjedhjet më miqësore: kandidatët janë qenë dhe mace, që synojnë të emërohen si kryetar të një zone lokale.

Mary Owen, që zotëron një qenush të racës “shiba inu” emrin Mimi, e konsideron garën tepër të nevojshme, për të larguar vëmendjen nga ajo plot tension në kryeqytetin e vendit.

Të them të drejtën, mendoj se të gjithë kanë nevojë për pak lehtësim nga ankthi i fushatës zgjedhore. Kjo garë, ka sjellë shumë gëzim në lagjen tonë –  thotë ajo.

Zgjedhjet për kryebashkiakun në Rrugën 55, nisi kur një mace e quajtur Wally, ishte në një garë pa asnjë kundërshtar. Por më pas, rivalët u shfaqën duke e kthyer këtë, në një sfidë kompetitive mes qenve dhe maceve.

Në fushatë, përveç pronarëve të kafshëve shtëpiake, janë përfshirë edhe fëmijët. Shumë prej tyre, kanë zgjedhur kandidatin, pra qenin apo macen që e duan më shumë. Organizatorët theksojnë, se kjo është një mënyrë e mirë për t’i angazhuar të vegjlit në shoqëri.

Në votime do të respektohen udhëzimet shëndetësore për mbrojtjen ndaj covid-19, ndërsa sistemi elektoral është i njëjtë me atë aktual të Kalifornisë, ku votuesit duhet të rendisin kandidatët sipas preferencës.