MENU
klinika

Për konfliktin në Mesdheun Lindor

Turqia akuza Greqisë për kërcënime e mashtrime

11.10.2020 - 20:53

Ministria e Jashtme turke ka hodhur poshtë pretendimet e bëra në një deklaratë nga Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias që më tej u botua në një të përditshme greke.

Ai kritikoi ashpër Greqinë se përdori shantazhet dhe kërcënimet për të zgjidhur problemet bilaterale mes tyre në Mesdheun Lindor.

Ministria tha në një deklaratë se në kundërshtim me pretendimet e Dendias, bisedimet me Greqinë ishin lënë në pritje pas kërkesës së Athinës në 2016.

“Pretendimi se e gjitha kjo u shkaktua nga Turqia ka për synim thjesht mashtrimin e publikut,” tha ministria, duke shtuar se pretendimi i Dendias se bisedimet mes palëve adresohen vetëm në një çështje është gjithashtu i rremë.

Qëllimi i bisedimeve është të zgjidhen të gjitha çështjet midis dy vendeve,” tha ministria.

Në lidhje me hapjen e pjesshme të qytetit të braktisur të Varosha-s në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), ministria turke tha se ishte qeveria e TRNC që hapi zonën për publikun dhe jo Turqia.

Deklarata vuri në dukje se pretendimi i palës greke se njerëzit që përdorin plazhet po paraqesin një “kërcënim për sigurinë ndërkombëtare” është më shumë se qesharak.

Ministria gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e Greqisë për të përdorur aderimin e Turqisë në Bashkimin Evropian si një kartë fituese kundër Ankarasë në vend që të përfshihet në një “dialog të sinqertë” për të zgjidhur problemet në detet Egje dhe Mesdhe janë të paefektshme.

“Këmbëngulja e Greqisë për t’u përfshirë në aktivitete të rritjes së tensionit ndërsa thotë se është e gatshme për dialog është një shembull i qartë se i mungon sinqeriteti”, tha ministria turke, duke shtuar se njoftimi i Athinës për të zhvilluar stërvitje detare në Detin Egje një ditë para përvjetorit të themelimit e republikës nuk është me qëllim të mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga dailynews/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN