MENU
klinika

“Greqia mbështet pushtuesin…”

Turqia akuza Greqisë: Po mbështet Armeninë

17.10.2020 - 19:47

Turqia sot ka kritikuar hapur Greqinë për mbështetjen e saj ndaj, vendit pushtues, Armenisë, në konfliktin aktual në Kaukaz.

Ky qëndrim është provë e mëtejshme e “zgjedhjes që Greqia bën ndaj një politike tensioni dhe përshkallëzimi në marrëdhëniet e saj me Turqinë, në vend të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe bashkëpunimit“, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, në një deklaratë.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias “duhet të bëjë dallimin midis okupatorit dhe viktimës në Nagorno-Karabak”, tha Aksoy, duke iu referuar konfliktit rreth Karabakut të Epërm, ose Nagorno-Karabakut, një territor që i përket Azerbajxhanit.

Aksoy i kërkoi Greqisë të dënojë pushtimin e paligjshëm armen në territoret Azerbajxhanase dhe të mbështesë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB që nxisin Armeninë të tërhiqet menjëherë, plotësisht dhe pa kushte.

Pozicioni aktual i Greqisë është pjesë e modelit të saj për të qenë “nxitëse e problemeve ose mbështetëse e atyre që shkaktojnë probleme”, tha ai.

Konflikti i Nagorno-Karabak

Marrëdhëniet midis dy ish republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991 kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rreth 20% e territorit të Azerbajxhanit ka mbetur nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tre dekada.

Grupi i Minskut i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A.-ja u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u arrit në 1994.

Rezoluta të shumta të KB, si dhe organizatat ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese.

Kujtojmë se Turqia e cila ngre këto akuza ndaj palës greke këtë javë nisi një anije kërkimore në Mesdheun Lindor duke shkaktuar zemërimin e Athinës e cila refuzoi çdo mundësi dialogu nëse anija turke nuk largohet nga ujërat që kanë futur në tension të dy shtetet anëtare të NATO-s.

Nga ana e saj Turqia justifikohet me faktin se anija ndodhet jo shumë larg territorit të saj dhe se thjesht ndodhet aty për studime sizmike.

Po ashtu Turqia është bërë krah Azerbajxhanit në konfliktin e Nagorno-Karabakhut duke e mbështetur këtë të fundit me ushtarë dhe armatime për të mposhtur Armeninë.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“BE të tregohet më e ashpër…”

Greqia dhe Qiproja kërkojnë që BE të ndalë Turqinë

Për konfliktin në Mesdheun Lindor

Turqia akuza Greqisë për kërcënime e mashtrime