MENU
klinika

Gjatë hedhjes së shortit

UEFA ndan çmimet e sezonit, dominon Bayern

01.10.2020 - 17:47

Gjatë hedhjes së shortit të Champions League 2020-21, u ndanë edhe çmimet e zakonshme të edicionit të shkuar. Nga lojtari më i mirë te portieri, mbrojtësi, mesfushori, sulmuesi dhe trajneri! Dominon Bayern Munich. U ndanë gjithashtu edhe çmimet për Champions e femrave.

LOJTARI I EDICIONIT 2019-20: Robert Lewandowski (Bayern Munich)

LOJTARJA E EDICIONIT 2019-20: Pernille Harder (Chelsea)

Hansi Flick është trajneri më i mirë i Champions 2019-20. Një histori e pabesueshme, ajo e gjermanit. Trajneri i Bayern është më i miri i Ligës së Kampionëve të fundit.

Trajneri më i mirë femra: Jean-Luc Vasseur është trajnerja më e mirë femër! Fituesja e Ligës së Kampionëve të fundit, Vasseur fitoi titullin si trajnerja më e mirë për udhëheqjen e Lyonit në majën e Evropës.

Sulmuesja më e mirë: Pernille Harder, në sezonin e kaluar në Wolfsburg dhe tani në Chelsea, është sulmuessja më e mirë në futbollin e grave për Ligën e Kampionëve të fundit.

Sulmuesi më i mirë: Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të fundit.

Mesfushorja më e mirë: Dzsenifer Marozsan e Lyon është shpallur mesfushorja më e mirë e sezonit të kaluar të Champions League.

Mesfushori më i mirë: Kevin de Bruyne është shpallur mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League.

Mbrojtësja më e mirë: Wendie Renard fiton titullin si mbrojtësja më e mirë për femra në Ligën e fundit të Kampionëve.

Mbrojtësi më i mirë: Joshua Kimmick është mbrojtësi më i mirë në Ligën e fundit të Kampionëve.

Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi e Lyon fiton titullin e portieres më të mirë femër të futbollit në Ligën e fundit të Kampionëve.

Portieri më i mirë: Manuel Neuer fitoi titullin e portierit më të mirë në Ligën e fundit të Kampionëve. Me të ishin edhe kandidatët Keylor Navas i Real Madrid dhe Jan Oblak i Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN