17.10.2020 - 16:08
Një urdhër për mbylljen e shkollave po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka krijuar një sërë paqartësish tek prindërit, mësuesit dhe nxënësit.
Në të thuhet se institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbyllen me 11 nëntor. Sipas urdhrit që mban logon e Ministrisë së Shëndetësisë, shkollat do të mbyllen për një periudhë 3 mujore, si pasojë e përhapjes së Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Euronews Albania, ky vendim nuk është i vërtetë dhe institucionet arsimore do të vijojnë të jenë të hapura për nxënësit.
Ende nuk dihet burimi fillestar i këtij urdhri të rremë që më pas është shpërndarë në rrjete.