MENU
klinika

Premier League, Java 6

Vardy ndëshkon, Arsenal dy humbje radhazi

25.10.2020 - 22:15

Ai mbetet një vrasës i portave kundërshtare dhe nuk kursen as ekipet që pretendojnë. Ka mjaftuar një gol i Vardy dhe Leicester merr tri pikë me mjaft vlerë në Londër ndaj Arsenal, në fitoren 0-1.

Pjesa e parë është dominuar nga Arsenal, që pati dy raste të mira shënimi, në njërin prej tyre edhe Granit Xhaka. Megjithatë, londinezët shpërdoruan shumë dhe 45 minutat e parë përfunduan në 0-0.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 80-të. Ishin miqtë që kanë shënuar me të përhershmin Jamie Vardy. Ylli i Dhelprave ka marrë një asist nga ish-ylli i Roma-s, Under, dhe nuk ka falur për 0-1. Vendasit përpiqen në fund të marrin të paktën një pikë, por nuk ia dalin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN