MENU
klinika

"Jemi forcë politike që mendojmë për njerëzit..."

Veliaj: Na duhet mandati i tretë për të vazhduar punët

01.10.2020 - 17:27

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një tur nëpër të gjitha njësitë administrative të Tiranës për të ndjekur ecurinë e procesit të rindërtimit, por edhe për të inspektuar investimet e bashkisë në çdo zonë.

Ndërsa ka folur për mediat, kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se Partia Socialiste ka nevojë për një mandat të tretë për të vijuar më tej punët e nisura.

Ai nuk hezitoi të thumbojë opozitën duke thënë se në tetë vite nuk ka folur asnjëherë për hallet e popullit.

Ndërsa ka theksuar se lideri i PD, Basha, ka përfituar dhe 4 vila të reja në këtë vit të tërmetit dhe të vështirë për shqiptarët.

Erio Veliaj:

“Jemi forcë politike që mendojmë për njerëzit, na duhet mandati i tretë për të vazhduar punët. Ata që dërdëllisin në Tv janë me nga 10-11 shtëpi, partia e tyre ka tetë vite që nuk flet për hallet e popullit, Basha sapo u bë me 4 vila të reja në vitin e tërmetit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kush janë emrat e rinj, nga UKT te drejtoria e Urbanistikës

Erion Veliaj ndryshon 16 drejtorët e Bashkisë së Tiranës