Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, sot Gjykata e Elbasanit është mbyllur, pasi 4 punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Vendimi për mbylljen përkohësisht të Gjykatës e mori Këshilli gjyqësor në një mbledhje të jashtëzakonshme, që u zhvillua sot në mëngjes.
Në vendimin e Këshillit thuhet se është vendosur reduktimi i veprimtarive gjyqësore për një periudhë të pacaktuar duke gjykuar gjatë kësaj periudhe vetëm çështje të karakterit urgjent.
“Për referim do të klasifikohen të tilla kategoritë e cështjeve të përcaktuara nga akti normativ nr.9 i datës 25.3.2020”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Gjykata thotë se për rinisja e plotë të veprimtarisë gjyqësore do të njoftohet në vijim. Një ditë më parë u njoftua se u infektua me covid Kryesekretarja, punonjësja e sekretarisë që merret me pritjen e publikut dhe dy sekretare të tjera.