MENU
klinika

Instagrami merr masa të rrepta

Vështirësohet “tregu i punës” së influencer-ave!

16.10.2020 - 10:51

Platforma “ushqyese” e influencer-ave, Instagram, ka rënë dakord për masa ‘goditëse’ ndaj të ashtuquajturve influencer-a. Deklarata u bë nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani dhe vlen për reklamat e fshehta nëpërmjet fotove dhe videove.

Sikurse dihet, influencuesit me mijëra ndjekës mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompanitë për të promovuar një produkt në Instagram.

“Kjo do ta bëjë shumë më të vështirë për njerëzit që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë” u shprehën përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve në Britani.

Sipas vëzhguesve, një pjesë e madhe e influencer-ave poston përmbajtje lidhur me biznese të ndryshme pa e bërë të qartë që është paguar apo ka marrë të tjera përfitime për të “influencuar” mbi një produkt.

Me marrjen e masave të reja, influencuesit do të duhet të konfirmojnë nëse janë duke bërë reklamë apo jo. Platforma e Instagram-it do të përdorë edhe teknologji specifike për të kuptuar nëse paketa e rregullores po zbatohet apo jo.

Vitin e kaluar, 16 personazhe publike kanë hequr përmbajtjet e ngarkuara në profilin e tyre të Instagramit pas gjurmimit nga autoriteti britanik.(Reuters, scan)