MENU
klinika

Pas dy golave

Vijojnë vlerësimet, Broja në formacionin e javës

19.10.2020 - 11:03

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, pas dygolëshit që shënoi në ndeshjen e fundit me Vitesse, është zgjedhur në formacionin e javës në “Eredivisie” (kampionati holandez).

Ai u vlerësua me notën më të lartë dhe ndodhet në 11-en e javës krahas emrave të tjerë të njohur, si Mario Gotze, Tadiç, Danilo e të tjerë. Falë golave të tij, Vitesse ndodhet në vendin e parë së bashku me Ajax.

Sulmuesi shqiptar u huazua merkaton që sapo u mbyll te Vitesse nga Chelsea dhe duket se ky ka qenë vendimi i duhur, pasi Broja po tregon një nivel shumë të lartë. Broja ngjitet në tre gola në katër ndeshje në kampionat. Mjaft produktiv po të shohim minutat që ka luajtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN