MENU
klinika

Serie A, Java 5

Vjen fitorja e dytë, Lazio futet në “shina”

24.10.2020 - 21:46

Lazio është rikthyer te suksesi në Serie A pas tri ndeshjeve, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Bologna. Tri pikë me shumë vlerë që rrit ambicien e bardhekaltërve, për të pretenduar sërish zonën Champions.

Të gjithë golat e ndeshjes së luajtur në Olimpico janë realizuar në pjesën e tretë. Luis Albero ka zhbllokuar ndeshjen me një gol shumë të bukur në minutën e 54-t para se Immobile të dyshonte avantazhin dhe të kthehej te goli në Serinë A pas tri ndeshjesh.

De Silvestri ka fiksuar shifrat në 2-1 në minutën e 92-të. Lazio është ngjitur në vendin e dhjetë me shtatë pikë falë kësaj toreje, ndërsa Bologna ka rënë në të 18-in me 3 pikë të grumbulluara pas pesë javëve të para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN