MENU
klinika

Provat do fillojnë së shpejti

Vjen interneti hapësinor: A do ta paguani këtë çmim?

29.10.2020 - 13:03

Për Starlinkun, ndërmarrja e Internetit e SpaceX, kanë shfaqur interes rreth 700 mijë njerëz në SHBA dhe pas provave të mbyllura, duket se provat publike do të fillojnë së shpejti.

Tani për tani, ka rreth 900 satelitë në hapësirë që transmetojnë sinjalin, kështu që testimi publik është gati për Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Është planifikuar që nga viti i ardhshëm, Starlink të mbulojë pjesën më të madhe të planetit, raporton theverge.

Tani postat elektronike kanë filluar të mbërrijnë tek njerëzit që janë regjistruar për të provuar këtë internet të ri “hapësinor”, kështu që ne mund të shohim se sa do të kushtojë.

Ju duhet të paguani 500 dollarë një herë, dhe kjo do të përfshin një terminal të veçantë për lidhjen me satelitët, një trekëmbësh dhe një router Wi-Fi. Pastaj, çmimi mujor do të jetë 99 dollarë.

Edhe pse kjo duket mjaft e shtrenjtë, jo të gjithë do të duhet të paguajnë aq shumë. Për disa, natyrisht, Interneti i Starlink do të jetë falas, dhe kjo i referohet atyre më të rrezikuarve.

Shpejtësia e hyrjes në Internet, siç u informuan testuesit, fillimisht do të jetë nga 50 MB në 150 MB, dhe vonesa do të jetë nga 20ms në 40ms.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”