MENU
klinika

Në formacion mungon Messi e CR7

Vlera e 32 ekipeve në Champions dhe 11-ja më e shtrenjtë

20.10.2020 - 20:18

Liverpool është skuadra me vlerën më të lartë e Champions League, me një vlerë të përgjithshme 1.08 miliardë euro, 41.57 milionë për çdo lojtar që është pjesë e ekipit.

Një situatë shumë e ngjashme me atë të Manchester City-t, gjithashtu i vlerësuar nga 1.08 miliardë euro nga Transfermarkt, gjithmonë i informuar mbi vlerat në merkato të çdo lojtari.

Futbollistët – Më i shtrenjti është Kylian Mbappe me 180 milionë euro, i ndjekur nga shoku i skuadrës Neymar dhe nga Raheem Sterling. Për të parë një lojtar të Bayernit kampion duhet shkuar në vendin e 11-të, Serge Gnabry, mbrapa Messi-t që është vetëm i dhjeti (me 100 milionë).

Në fundin e renditjes – Ferencvaros, që vlerësohet më pak se Robin Gosens, është nën 25 milionë euro. Më pas është Midtjylland, surpriza e fazës me grupe, me 42.05 milionë euro. Podiumin e vendeve të fundit e mbyll Lokomotiv Moska.

RENDITJA E 32 SKUADRAVE TË CHAMPIONS LEAGUE

Liverpool – 1,08 miliardë euro

Manchester City – 1,08 miliardë

Barcelona – 878,5 milionë

Bayern Munich – 874,65 milionë

Paris Saint Germain – 858,75 milionë

Real Madrid – 855 milionë

Chelsea – 838,9 milionë

Manchester United – 799,85 milionë

Atletico Madrid – 735,5 milionë

Juventus – 690,2 milionë

Inter – 685,1 milionë

Borussia Dortmund – 587,25 milionë

Leipzig – 514,58 milionë

Atalanta – 372,95 milionë

Lazio – 361,8 milionë

Sevilla – 348,9 milionë

Borussia Moenchengladbach – 313,38 milionë

Ajax – 286,15 milionë

Porto – 251,35 milionë

Rennes – 240,5 milionë

Marseille – 228,45 milionë

Zenit – 180,3 milionë

Club Brugge – 144,2 milionë

Salzburg – 144 milionë

Shakhtar Donetsk – 134,8 milionë

Krasnodar – 115,65 milionë

Dinamo Kiev – 100,25 milionë

Olympiacos – 96,3 milionë

Basaksehir – 86,15 milionë

Lokomotiv Moska – 84,25 milionë

Midtjylland – 42,05 milionë

Ferencvaros – 24,25 milionë

Ndër yjet e futbollit në Champions, bie në sy fakti se formacioni më i shtrenjtë i aktivitetit, sipas portalit “Transfermarkt”, kushton 1 miliard e 191 milionë euro. Një rreshtim 4-2-3-1 që do të lumturonte çdo trajner në botë, por që sigurisht do të ishte thuajse e pamundur që ta krijonin në një klub të vetëm.

Ajo që bie në sy është se mungojnë ata që kanë bërë Ligën e Kampioneve më spektakolare në dy dekadat e fundit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët nuk shihen më si lojtarët me çmimin e kartonit më të shtrenjtë mes pjesëmarrësve në majën e sulmit.

Formacioni: Jan Oblak (90 milionë euro); Trent Aleksander-Arnold (110), Virgil Van Dijk (80), Jose Jimenez (70), Alphonso Davis (80); Kevin De Bruyne (120), Joshua Kimmish (85); Mohamed Salah (120), Neymar (128), Rahem Sterling (128); Kilyan Mbappe (180).