MENU
klinika

"Punoni o njerëz të ligj"

Mozzikut i vjedhin “shtëpinë e dytë”

28.10.2020 - 10:32

Reperit shumë të suksesshëm, Mozzikut i kanë vjedhur shtëpinë e tij të dytë, studion muzikore. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me postimet e fundit në Instagram.

“Sa të ligë që jeni”, shkruan Mozzik krah fotove teksa studios i janë thyer xhama e dyer dhe janë vjedhur sende me vlerë.

Reperi ka ndarë edhe një mesazh ku i këshillon njerëzve të ligë të punojnë vetë e të mos vjedhin të tjerët.

“O grahni punës punoni o njerëz të ligë, se unë s’kom arritë duke ia thy dikujt vendin e punës, as tu e sha dikon, e as tu e vjedh dikon. Pikërisht sot qenka thyer studio (shtëpia ime e dytë). E kish marrë një televizor, aman le t’kthehet e t’ja jap edhe digitronin”, ka shkruar Mozzik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN