MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakripë!

19.10.2020 - 14:47

1. Letra koresponduese e Frederika Mogerinit, dërguar Isa Mustafes është në fakt një blasfemi (abuzim e keqardhje) unikale protokolare për ta inkurajuar të njejtin që t’i bëjë 23 shkelje (që i identifikoj taksativisht Kushtetuesja jonë, pas vënies së nënshkrimit) rreth FORMËS (formale) dhe PËRMBAJTJES (së sofistikuar) të Asociacionit që u nënshkrua më 2015

2. Është shumë e çuditshme se si mbas 5 vites Isa Mustafa po e bënë publike Letrën e Mogherinit!? Të cilës përvec mungesës së efekteve moralo juridike te Lajçaku, i mungon ajo çka është mē interesant; vula e BE-ne; i mungon protokoli diplomatik i korespodencēs; i mungon serioziteti i neutralitetit; i mungon stigma obliguese shtetërore; i mungon …!

3. Duket që Isa Mustafa këtë letër q137 në esencë është më shumë një letër private zotuese, (se sa ndonjë korespondencë legale, apo ndonjë akt marrëveshjeje me fascilituesen në fjalë!) po e përdor për shumë arsye. Por që tri nga këto arsye janë dominuese:

a/me ruajt kolltukun e Kryetarit të Ldk-s, nga konkurrentja dominuese Vjosa Osmani, që e përjashtoj me procedura shumë të dyshimta dhe jo Statusore;

b/me mbrojt qeverisjen e alter egos së Tij (KM Hoti), i cili sapo të bie si qeveri konjukturale do humb edhe privilegjet dhe benificionet pushtetore;

c/me shpëtu vetën dhe klanin e supozuar korruptiv nga paragjykimet dhe stigmatizimet e mëtejme publike, që me automatizëm do shumohen me aktin e rënies së qeverisë…!?