MENU
klinika

Nga 3593 propozime, kalojnë 326

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha merr në dorë listën me kandidatë për deputetë

23.10.2020 - 09:52

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë në dorë listën me emrat e 326 kandidatëve për deputetë që u përzgjodhen nga Komisioni i Vlerësimit.

Në njoftim, zyra e shtypit të PD thotë se Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore.

“Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit”, thuhet në njoftim.

PD thotë se falenderon anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

Burime nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pohuan se mes të skualifikuarve ka edhe ish-deputetë.

Kriteri kryesor që u mor parasysh në fazën e tretë nga komisioni me 5 anëtarë ishte performanca politike e çdo kandidati dhe maksimalizimi i votës. Kryesia e PD-së zgjedh 140 kandidatë finalë, që do të konkurrojnë në zgjedhje. Të paktën 80% e kandidatëve në listën finale do të jenë nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Kryetari dhe kryesia kanë të drejtë të propozojnë deri në 20% të emrave të listës finale.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore