Tre persona janë zhdukur në Malësinë e Madhe.
Denoncimi është bërë nga vëllai i një prej të zhdukurve.
Ata kanë humbur kontaktet rreth orës 15:00 të datës 3 tetor ndërkohë që dje kanë bërë denoncimin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Sipas disa burime personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.
Policia dyshon se ata janë vrarë në një zonë të thellë edhe se trupat e tyre nuk janë gjetur ende.