MENU
klinika

"Dihen publikisht"

Zhdukja e Remzi Hoxhës, Thaçi: Autorët janë në Tiranë!

23.10.2020 - 06:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se autorët e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe të Ali Ukajt ndodhen në Tiranë.  

Deklaratën e fortë e bëri në studion e “Real Story”, teksa shtoi se gjithçka ka mbetur të zbardhet vetëm nga drejtësia.

“Zhdukja e Remzi Hoxhës dhe vrasja e Ali Ukajt janë ngjarje të rënda. Vetëm drejtësia ka mbetur të zbardhë ngjarjen. Autorët se kush janë dihen publikisht. Autorët janë në Tiranë”, deklaroi Thaçi.

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha u rrëmbye dhe më pas u zhduk më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk dihet fati i tij.