MENU
klinika

Reagon Kryeministri i Kosovës

​”Nuk e jap dorëheqjen!”

27.11.2020 - 10:27

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve për dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate thonë se raportimet për dorëheqjen e tij janë të pavërteta.

“Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Z. Avdullah Hoti, njofton opinionin publik se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër mediat për dorëheqjen e Kryeministrit janë të pa vërteta. Kryeministri Hoti ka dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura, duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin e dialogut me parime, arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington, hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë Covid -19. Duke ju referuar zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes së ish Presidentit Thaçi, Kryeministrit Hoti, e ka bërë të qartë qëndrimin se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Por, asnjëherë në asnjë kontekst nuk e ka përmendur dorëheqjen si opsion”, thuhet në komunikatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ambasada amerikane: Sapo të formohet të miratojë...

Një kërkesë për Qeverinë e re në Kosovë

Periudhë kur shërbimi sekret jugosllav kryente…

39 vjet nga vrasja e veprimtarëve kosovarë në Gjermani

Listat e kandidatëve për deputetë të LVV, LDK, PDK dhe AAK

Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë